Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Një 38-vjeçar është arrestuar pranë fushës së golfit të presidentit amerikan Donald Trump në “Rancho Palos Verdes”, Kaliforni, vetëm pak ditë para vizitës së planifikuar të presidentit në këtë kompleks. Sipas autoriteteve, Jeanine John Taele, banues në Downey, u vu në pranga pasi u pa duke bërë fotografi dhe video në ambientet e klubit të golfit, ndërsa dyshohet se po monitoronte masat e sigurisë. Ai mbante gjithashtu një kufje në vesh, gjë që ngriti dyshimet e agjentëve federalë. Prokuroria amerikane njoftoi se Taele u rikthye në klub të dielën, ku iu afrua agjentëve federalë dhe pretendoi se punonte për Departamentin e Shtetit dhe ndodhej aty si pjesë e një ekipi sigurie. Më pas ai pranoi se kishte një armë të mbushur në automjetin e tij....