Martin Garrix falënderon familjen Lipa pas performancës në Kosovë: “Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë”

Martin Garrix falënderon familjen Lipa pas performancës në Kosovë: “Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë”

DJ-i i njohur ndërkombëtar Martin Garrix ka ndarë emocionet e tij pas një fundjave të ngarkuar me performanca në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë. Përmes një postimi në platformën instagram, Garrix falënderoi familjen Lipa për mikpritjen dhe kujdesin gjatë qëndrimit në Kosovë, ndërsa vlerësoi energjinë e publikut në të gjitha skenat ku performoi. “Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë. Faleminderit familjes Lipa për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe faleminderit për energjinë e çmendur në të gjitha koncertet!”, shkroi Garrix, duke e shoqëruar mesazhin me flamujt e vendeve ku performoi. Paraqitja e tij në Kosovë ishte pjesë e një fundjave të veçantë artistike, ku një nga DJ-të më të njohur të skenës elektronike botërore solli performancën e tij para publikut kosovar./KultPlus.com