Muzeu Etnografik i Durrësit mirëpret vizitorët për të eksploruar trashëgiminë e Moisiut dhe traditat e qytetit

Muzeu Etnografik i Durrësit mirëpret vizitorët për të eksploruar trashëgiminë e Moisiut dhe traditat e qytetit

Ndërtesa e Muzeut Etnografik të Durrësit më parë u përfshi në një proces rikonstruksioni dhe në përfundim të kësaj ndërhyrje nisi edhe muzealizimi i saj, për të rihapur në vijim dhe dyert për vizitorët. Kjo ndërtesë karakteristike e shekullit XIX, e cila është shtëpia e fëmijërisë së aktorit të njohur Aleksandër Moisiut, është restauruar plotësisht në sajë të programit “EU4Culture”, të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në faqen e “EU4Culture” ndër të tjera thuhet se sot ky monument kulturor mirëpret vizitorët për të eksploruar mbi trashëgiminë e Moisiut  ashtu dhe traditat e pasura të qytetit. “A e dinit se Muzeu Etnografik i Durrësit është gjithashtu shtëpia e fëmijërisë së aktorit të njohur shqiptar...