Modigliani në Tiranë, ekspozita sjell universin sensual dhe psikanalitik të artistit të madh të shekullit XX
Piktori dhe skulptori Amedeo Modigliani vjen në Tiranë përmes disa prej veprave më të rëndësishme të tij, qw lartwsuan artin e shekullit XX dhe vazhdojnë të ofrojnë pika reflektimi për studiuesit dhe dashamirët. Koleksioni i artistit erdhi për publikun shqiptar nga Fondacioni Kalo Art dhe Arkivat Ligjore të Amedeo Modiglianit. Përmes pikturave, vizatimeve, objekteve dhe mjeteve të punës nga jeta e tij, ekspozita e çelur në Galerinë Kalo ofron mundësinë për të njohur jo vetëm gjuhën e tij artistike, por edhe kontekstin historik dhe kulturor në të cilin është zhvilluar krijimtaria e tij. Shpesh të karakterizuara nga trupat e tyre të zgjatur dhe sytë bosh, subjektet e tij janë në mënyrë dalluese ‘Modigliani’, secili duke treguar një histori të ndryshme rreth jetës dhe artit të...
Burimi:
top-channel.tv