“Miss Shqipëria” ndalet në Kavajë, vajzat e konkursit të bukurisë marrin pjesë në çeljen e sezonit turistik

“Miss Shqipëria” ndalet në Kavajë, vajzat e konkursit të bukurisë marrin pjesë në çeljen e sezonit turistik

Muzika, arti dhe atmosfera festive sollën në zemër të Kavajës çeljen zyrtare të sezonit turistik veror. Qendra e qytetit u kthye në një skenë të hapur festimesh, ku qindra qytetarë dhe vizitorë iu bashkuan aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Kavajës, duke përcjellë energji, optimizëm dhe mikpritje në prag të verës. Mbrëmja u shoqërua nga performanca artistike që ndezën atmosferën. Në skenë u ngjitën artistë të njohur dhe grupi “Blue Bird Band”, me kitaristin Einar Nelku, të njohur për performancat live, ndërsa publiku shijoi edhe interpretimin e këngëtares Ronela Hajati. Një tjetër moment i veçantë ishte pjesëmarrja e konkurrenteve të Miss Shqipëria, të cilat sollën në këtë aktivitet mesazhe që lidhen me traditën shqiptare dhe ritualet e stinës së verës përmes veshjeve dhe prezencës së...