Ministrja Bogujevci viziton Preshevën, diskuton projekte të përbashkëta kulturore
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një vizitë në Preshevë, ku është pritur nga kryetarja e Komunës, Ardita Sinani. Sipas njoftimit të ministres, gjatë takimit është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit. Bogujevci theksoi se Presheva posedon një trashëgimi të pasur kulturore, e cila meriton të ruhet, të promovohet dhe të shndërrohet në një mundësi zhvillimi për komunitetin dhe të rinjtë. Gjatë takimit është biseduar edhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe përfshirjen e institucioneve kulturore në programe e ngjarje që synojnë forcimin e lidhjeve kulturore dhe promovimin e vlerave të përbashkëta. Ministrja falënderoi kryetaren Ardita Sinani për mikpritjen, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë përmes projekteve konkrete në dobi të qytetarëve...
Burimi:
kultplus.com