Ministri Gashani pret karateistët e KK “Kanina”, i uron për suksesin në Kampionatin Mesdhetar

Ministri Gashani pret karateistët e KK “Kanina”, i uron për suksesin në Kampionatin Mesdhetar

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Klubit të Karatesë “Kanina”, për t’i uruar dhe përgëzuar për suksesin e arritur në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, të mbajtur në Aleksandri të Egjiptit. Gjatë takimit, ministri Gashani vlerësoi rezultatet e sportistëve, të cilët përfaqësuan me dinjitet Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se arritjet e tyre janë krenari për vendin dhe dëshmi e punës, talentit dhe përkushtimit të vazhdueshëm. Një vlerësim të veçantë mori karateistja Valeza Gashi, e cila fitoi medaljen e bronztë në kategorinë U21 Kumite Female -68 kg, duke siguruar një tjetër sukses për Kosovën në garat ndërkombëtare, transmeton KultPlus. Ministri përgëzoi gjithashtu edhe Diellza Mahallën, e cila u rendit e pesta në kategorinë U21 Kumite +68...