“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll sot edicionin e 9-të me dy koncerte

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll sot edicionin e 9-të me dy koncerte

Festivali Internacional i Muzikës në edicionin e 9-të të tij në Korçë mbrëmjen e së shtunës i ndal në Polin e Eventeve në Drenovë. kjo natë  bëri bashkë balerinë të njohur shqiptarë e të huaj që janë  pjesë e trupave europiane. Shfaqja u mbyll me organizatoren e këtij festivali  Inva Mulën, duke sjellë kështu emocione të forta për të pranishmit e shumtë në fshatin turistik te Drenovës. “Romntizimi në skenë, kur është arti romantik është sublim. Një nga netët me të bukura në MIK FESTIVAL pasi ishte kulmi i baletit botëror. Zgjedhja e gjithë numrave ishte fantastike”, tha Inva Mula, soprano. Për një pjesë të mire të artistëve një koncert i tillë në natyrë ka qenë befasi  e madhe për ta. “Shumë e bukur, u...