Mick Jagger: “Rolling Stones” turne me albumin e ri “Foreign Tongues”
Legjenda e rock-ut Mick Jagger ka bërë të ditur se “Rolling Stones” shpresojnë të nisin një turne për promovimin e albumit të tyre më të ri, “Foreign Tongues”, ndërsa grupi e prezantoi zyrtarisht albumin mbrëmë me një spektakël mbresëlënës dronësh mbi qiellin e Londrës, sipas Reuters. Albumi “Foreign Tongues” do të publikohet të premten dhe vjen pas suksesit të albumit fitues të çmimit Grammy, “Hackney Diamonds”, të publikuar në vitin 2023, të cilin grupi e promovoi me një turne në Amerikën e Veriut gjatë vitit 2024. Ky është albumi i dytë në studio i “Rolling Stones” pas vdekjes së bateristit Charlie Watts në vitin 2021 dhe albumi i 25-të që nga formimi i grupit në Londër në vitin 1962. “Shpresojmë të dalim në turne. Unë...
Burimi:
kultplus.com