Messi nuk ka vendosur ende, Copa America 2028 mbetet objektivi i radhës

Messi nuk ka vendosur ende, Copa America 2028 mbetet objektivi i radhës

Pas një tjetër Botërori të jashtëzakonshëm, ku e mbylli turneun me tetë gola dhe ndihmoi Argjentinën të arrinte deri në finale, e ardhmja e Lionel Messit me kombëtaren mbetet ende e hapur. Edhe pse 39-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim zyrtar për vazhdimin e karrierës ndërkombëtare, sinjalet e deritanishme lënë të kuptohet se ai nuk pritet t’i japë fund menjëherë aventurës me fanellën e Argjentinës. Burime pranë futbollit argjentinas besojnë se Messi është i prirur të vazhdojë të përfaqësojë “Albicelestet”, me objektivin e radhës që mund të jetë Copa America 2028. Nëse kjo ndodh, legjenda argjentinase do të ketë mundësinë të synojë një tjetër trofe me kombëtaren, pas triumfeve në Copa America dhe Kupën e Botës gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme. Për momentin,...