Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës
Shqipëria vazhdon të forcojë pozicionin e saj në hartën turistike të Evropës, duke u vlerësuar gjithnjë e më shumë nga mediet ndërkombëtare, si një destinacion që kombinon natyrën e paprekur, trashëgiminë kulturore dhe çmimet e përballueshme. Revista italiane e udhëtimeve “The Wom Travel” e ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më autentike dhe më pak të mbipopulluar me turistë në Evropë për verën e vitit 2026, krahas vendeve si Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Portugalia, Holanda, Estonia, Lituania, Skocia dhe Bullgaria. Sipas artikullit, për turistët që kërkojnë të shmangin destinacionet e mbipopulluara dhe të përjetojnë një udhëtim autentik, Shqipëria përfaqëson një nga zgjedhjet më tërheqëse të momentit. Riviera shqiptare, e shtrirë përgjatë brigjeve të Jonit, po fiton reputacion si një nga perlat e reja të...
Burimi:
kultplus.com