Më 29 gusht mbyllen regjistrimet për High Scardus Ultra 2026, mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete pjesë e garës

Më 29 gusht mbyllen regjistrimet për High Scardus Ultra 2026, mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete pjesë e garës

Vetëm pak ditë kanë mbetur deri në përfundimin e regjistrimeve për edicionin e pestë të High Scardus Ultra, garën ndërkombëtare të vrapimit malor që më 5 shtator do të zhvillohet në Malet e Sharrit, duke lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Deri tani, mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive, e cila çdo vit po e forcon pozitën e saj në skenën rajonale të trail running. “High Scardus Ultra tashmë është më shumë se një garë. Është një pikë takimi për komunitetin e trail running, outdoor-it dhe të gjithë atyre që e duan malin. Këtë vit kemi mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete dhe duam që Andrra–Marash të jetë vendi ku të gjithë...