Më 20 korrik 1883 nisi botimin “Fiamuri i Arbërit”, zëri i Rilindjes Kombëtare
Më 20 korrik të vitit 1883 doli numri i parë i revistës “Fiamuri i Arbërit”, një nga botimet më të rëndësishme në historinë e shtypit shqiptar dhe një tribunë e fuqishme e ideve të Rilindjes Kombëtare. Revista u themelua dhe u drejtua nga Jeronim de Rada, një prej figurave më të shquara të letërsisë dhe kulturës arbëreshe, duke u botuar fillimisht në Corigliano Calabro të Italisë. “Fiamuri i Arbërit” ishte një revistë mujore me karakter politik, kulturor, letrar dhe historik. Ajo botohej në gjuhën arbëreshe me alfabet latin të hartuar nga De Rada, ndërsa më vonë përmbante edhe përkthime në italisht, me synimin për ta bërë më të njohur çështjen shqiptare në opinionin evropian. Në faqet e saj trajtoheshin tema që lidhnin shqiptarët me historinë,...
Burimi:
kultplus.com