MASh ndan 100 bursa për nxënësit e arsimit profesional, aplikimi hapet nga sot
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka njoftuar se edhe për vitin shkollor 2026/2027 do të mbështesë nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) përmes ndarjes së 100 bursave, me synim nxitjen e regjistrimit në drejtimet deficitare dhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në drejtimet teknike. Bursat janë të dedikuara për nxënësit e klasës së dhjetë në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) dhe kanë vlerën 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor, duke përjashtuar muajt korrik dhe gusht. Mbështetja financiare do të vazhdojë për tri vite të shkollimit, në përputhje me kriteret e përcaktuara, shkruan KultPlus. Sipas MASh-it, 70 bursa do t’u ndahen nxënësve që regjistrohen në drejtimet deficitare, ndërsa 30 bursa janë të rezervuara për vajzat që zgjedhin...
Burimi:
kultplus.com