Martha Stewart ndau recetën për sallatën ‘më të mirë’ të patates dhe shkaktoi një debat në rrjete

Martha Stewart ndau recetën për sallatën ‘më të mirë’ të patates dhe shkaktoi një debat në rrjete

Martha Stewart shkaktoi një debat të nxehtë midis përdoruesve të mediave sociale me versionin e saj ultra të thjeshtë të sallatës së patates. Më 3 prill, llogaria e Instagram-it e gurmanes dhe autores së famshme ripublikoi një video më të vjetër, në të cilën ajo përgatit atë që e quajti "sallata më e mirë e patates ". Receta e thjeshtë kërkon vetëm gjashtë përbërës: dy lloje perimesh, dy salca dhe dy erëza. Sallata përbëhet nga patate, një qepë mesatare, gjysmë filxhani uthull të bardhë dhe një filxhan majonezë Hellmann's. Martha Stewart shton gjithashtu gjysmë luge çaji kripë dhe një lugë çaji sheqer në recetë për të balancuar shijet. Ajo filloi duke përzier qepë me uthull të bardhë, kripë dhe sheqer. "Hidheni atë përzierje mbi patate...