Zemra e nderit për Woody Harrelson në Festivalin e Sarajevës
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sarajevë, si një prej festivaleve më të mëdha në rajon do të sjell në këtë edicion Woody Harrelson, aktorin me famë botërore. Ai do të nderohet me Zemrën e Sarajevës, duke specifikuar angazhimin e tij në film, sikurse tri nominime për Oscar, Palma e Artë dhe katër dekada në bërje të filmit. Në edicionin e 32 të këtij festivali, do të shfaqet edhe filmi “Mirë se vini në Sarajevë”, ku luan aktori, film që kishte pas premierën në Kanë, dhe në edicionin e tretë të Festivalit të Filmit në Sarajevë./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com