Magjia e serenatave në parkun “Rinia”, këngëtarët e vjetër ngjiten në skenë për të performuar

Magjia e serenatave në parkun “Rinia”, këngëtarët e vjetër ngjiten në skenë për të performuar

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parkun “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur, meloditë karakteristike të rrugicave. Zhani Sulioti ka mbi 60 vite që këndon serenatën ndërsa prej kohësh nuk ishte ngjitur në skenë për të performuar. “Nga njerëzit e Korçës isha e harruar. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Me vjen të qaj. Korça ka patur serenata të bukura dhe kur shoh që këto bëhen në mënyrë të ligë me vjen te qaj. Me brezin që jam unë këndohet por brezin e ri nuk e di çfarë do bëhet”, thotë Zhani Sulioti. Emocionuese ishte kur Spanja Pipa, diva e serenatës korçare, pavarësisht se në moshë të thyer, mori mikrofonin për të kënduar bashkë...