Madonna, Shakira dhe BTS në skenën e finales së Botërorit 2026, zbulohet spektakli i madh i pushimit

Madonna, Shakira dhe BTS në skenën e finales së Botërorit 2026, zbulohet spektakli i madh i pushimit

Finalja e Kupës së Botës 2026 po afron dhe përveç duelit për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror, vëmendja do të jetë edhe te spektakli i madh gjatë pushimit të ndeshjes. Spanja ka siguruar vendin në finalen e së dielës në “New York New Jersey Stadium”, pas fitores 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale, ndërsa finalisti tjetër do të përcaktohet nga përballja mes Anglisë dhe Argjentinës, përcjell KultPlus. Për herë të parë në historinë e Botërorit, FIFA ka planifikuar një shfaqje të frymëzuar nga modeli i Super Bowl-it, duke sjellë një spektakël muzikor që synon të bashkojë sportin me kultura të ndryshme dhe të tërheqë një audiencë edhe më të gjerë. Sipas raportimeve, shfaqja e pushimit do të zhvillohet sonte, më 19 korrik 2026, në...