‘Little Albania’ futet në hartën zyrtare të New York-ut, por mungesa e ‘Little Italy’ shkakton debate
‘Little Albania’ është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në New York, të publikuar nga Bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitetet etnike që kanë lënë gjurmë në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan. Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e New York-ut, ku mes tyre bën pjesë edhe ‘Little Albania’ në Bronx, një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në SHBA. Prej dekadash, kjo zonë është kthyer në një pikë referimi për shqiptarët, me biznese, restorante dhe aktivitete që ruajnë traditat dhe kulturën shqiptare. Megjithatë, publikimi i hartës ka shkaktuar debat, pasi në të mungon ‘Little Italy’, një nga lagjet më ikonike të emigracionit italian në Shtetet e Bashkuara. Përfaqësues të komunitetit italo-amerikan...
Burimi:
syri.net