Lil Wayne do të nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 2027

Lil Wayne do të nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 2027

Reperi i njohur amerikan Lil Wayne do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame gjatë vitit 2027, një vlerësim prestigjioz për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës. Emri i Lil Wayne është përfshirë në listën e personaliteteve që do të marrin këtë nderim, së bashku me emra të njohur nga muzika dhe kinemaja, si Pedro Pascal, Keke Palmer, Karol G, Elle Fanning, Dakota Fanning, Idris Elba, Lisa Kudrow, Kate Hudson, Delroy Lindo, Adam Scott dhe Sam Rockwell. Lajmi e befasoi edhe vetë artistin, i cili reagoi me entuziazëm në platformën X, duke treguar se fillimisht mendoi se ishte një shaka. “Vëllai im Fabian më tha se jam konfirmuar për të pasur yllin tim në Walk of Fame. Mendova se...