Licia Albanese, sopranoja arbëreshe një nga divat e operës së shekullit të 20-të
Më 30 korrik të 1909 lindi në Bari, artistja arbëreshe me famë botërore, Licia Albanese. Në vitin 1934, ajo debutoi në Teatrin “Alla Scala”, në Milano, si zëvendësuese në operan Madame Butterfly të Xhakomo Puçinit (Giacomo Puccini). Shumë shpejt arriti një sukses të madh në të gjithë botën, veçanërisht për shfaqjet e saj në Carmen, L’amico Fritz dhe Madama Butterfly në Itali, Francë dhe Angli. Licia Albanese bëri debutimin e saj në “The Metropolitan Museum of Art” në Nju-Jork më 9 shkurt 1940. Një rol që do ta luante më shumë se 300 herë përgjatë gjithë karrierës së saj. Në kohën e debutimit të saj në teatrin Metropolitan, ajo ishte ende vetëm 26 vjeçe, me një shtat të vogël, por me një zotërim të sigurt...
Burimi:
kultplus.com