Leonardo DiCaprio dhe Lauren Sánchez Bezos nisin projekt global për shpëtimin e specieve të rrezikuara
Aktori Leonardo DiCaprio dhe Lauren Sánchez Bezos kanë nisur një partneritet të ri për mbrojtjen e biodiversitetit, me synimin për të rikuperuar speciet më të rrezikuara të faunës dhe florës në botë. Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), pothuajse 176 mijë specie janë nën vëzhgim të veçantë, ndërsa mbi 31 mijë prej tyre klasifikohen si në rrezik kritik për zhdukje, të rrezikuara ose tashmë të zhdukura në natyrë. Për t’iu përgjigjur kësaj krize globale, është krijuar Phoenix Species Project, një program që synon të bëhet një nga iniciativat më ambicioze për mbrojtjen dhe rikuperimin e jetës së egër. Projekti do të bashkëpunojë me komunitetet indigjene, popullsitë lokale, shkencëtarët, qeveritë dhe më shumë se 100 organizata partnere në mbarë botën për të hartuar dhe...
Burimi:
kultplus.com