“Le Parisien”: Kanye West do të performojë në Shqipëri pavarësisht polemikave, qeveria mbështet koncertin me 4 milionë euro
Gazeta franceze “Le Parisien” i ka kushtuar një artikull koncertit të Kanye West në Tiranë, duke vënë në qendër debatet që kanë shoqëruar ardhjen e reperit amerikan në Shqipëri dhe vendimin e qeverisë shqiptare për të financuar organizimin e tij me 4 milionë euro. Sipas medias franceze, Kanye West, i cili në vitet e fundit është përballur me reagime të forta për deklarata të tij kontroverse dhe është përjashtuar nga disa skena evropiane, do të ngjitet në skenë në Tiranë sot më 11 korrik, përcjell KultPlus. “Le Parisien” thekson se mbështetja financiare nga qeveria shqiptare ka shkaktuar debat në vend, me kritika nga opozita dhe një pjesë e komunitetit artistik, të cilët kanë ngritur pikëpyetje për përdorimin e fondeve publike për një artist të përfshirë...
Burimi:
kultplus.com