“La Vanguardia”: Riviera Shqiptare, parajsa mesdhetare mes bukurisë natyrore dhe zhvillimit turistik
Bregdeti shqiptar është një ndërthurje mes bukurisë natyrore dhe zhvillimit turistik, i cili gradualisht po përpiqet të përshtatet me standardet e mbrojtjes së mjedisit, shkruan Carmen Giró në një artikull të botuar në median prestigjioze spanjolle “La Vanguardia”. Ujëra të kristalta, gjire të fshehura dhe plazhe të pajisura me të gjitha shërbimet. Por krahas tyre, edhe muzikë me volum të lartë, ndërtime pranë vijës bregdetare dhe zhurma të motorëve të ujit. E gjithë kjo përbën realitetin e Rivierës Shqiptare: një kombinim mes peizazheve mahnitëse natyrore dhe zhvillimit intensiv turistik, i cili jo gjithmonë ka qenë i kontrolluar, por që sot po përpiqet gradualisht të ecë drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe më miqësor ndaj mjedisit. Plazhet shqiptare të Adriatikut karakterizohen kryesisht nga rëra e...
Burimi:
kultplus.com