Kurti: SERPENTINE 2026 hap një kapitull të ri për artin dhe kulturën në Kosovë

Kurti: SERPENTINE 2026 hap një kapitull të ri për artin dhe kulturën në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të martën mbrëma në fshatin Kukaj të Prishtinës në hapjen zyrtare të SERPENTINE 2026, një hapësirë e re shumëdisiplinare dedikuar artit dhe kulturës. SERPENTINE sjell një program që ndërthur teatrin bashkëkohor, muzikën, instalacionet artistike e zanore, si dhe forma të tjera të krijimtarisë. Kurti tha se kjo hapësirë përfaqëson një kapitull të ri për artin dhe kulturën në Kosovë. Ai theksoi se SERPENTINE nuk është vetëm një objekt për organizimin e ngjarjeve kulturore, por një hapësirë ku arti mund të krijohet, zhvillohet dhe prezantohet. Sipas Kurtit, SERPENTINE përfshin tri hapësira teatrore, instalacione permanente artistike e zanore, “Muzeun Emocional”, “Shtëpitë e Kujtimeve”, “Akuariumin e Kujtesës” dhe programin e rezidencave artistike. Ai vlerësoi gjithashtu mundësitë që kjo hapësirë...