Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guérot
U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend. Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe kontributi i ambasadorit Guérot në avancimin e marrëdhënieve bilaterale gjatë periudhës së shërbimit të tij në Kosovë, përcjell KultPlus. Në fokus të diskutimeve kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me rëndësi të veçantë për Kosovën, përfshirë drejtësinë, arsimin dhe zhvillimin ekonomik. U.D. Presidentja Haxhiu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, duke vlerësuar rolin e partneritetit me Francën në...
Burimi:
kultplus.com