Kuratori Massimo Scaringella sjell eksperiencën ndërkombëtare në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Durrës
Massimo Scaringella është kuratori zyrtar i edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit, që do të zhvillohet nga 1 deri më 31 tetor 2026. Bordi i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit, pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi, përzgjodhi kandidaturën e kuratorit italian Massimo Scaringella, një profesionist me përvojë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Siç bëhet me dije në njoftim, që prej vitit 2000, ai ka punuar në Departamentin e Artit Bashkëkohor pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, ku kontribuoi në krijimin e të njohurit “Koleksioni i Shekullit XX në Farnesina”. “Gjatë karrierës së tij, ka kuruar ose bashkëpunuar në mbi 250 ekspozita të artit bashkëkohor në 40 vende të botës, duke u angazhuar drejtpërdrejt me komunitete lokale, kultura të...
Burimi:
sot.com.al