Kuratori Ardian Isufi: Ekspozita “Honoris Causa” një hapësirë, ku historia vihet në lëvizje përmes hulumtimit studentor

Kuratori Ardian Isufi: Ekspozita “Honoris Causa” një hapësirë, ku historia vihet në lëvizje përmes hulumtimit studentor

Nga Julia VRAPI Piktura, vizatime, skulptura, grafika, tekstili dhe moda, multimedia dhe fotografia në “Honoris Causa”, që vjen si një ekspozitë studentore, në kuadër të 60-vjetorit të Universitetit të Arteve. Në hapësirat e ekspozitës në galerinë FAB të Fakultetit të Arteve të Bukura-Universiteti i Arteve Tiranë, prezantohen një gamë e gjerë mediumesh, ku eksperimentimi dhe kërkimi artistik zhvillohen paralelisht. Ekspozita u hap në galerinë FAB në vijim dhe të një sërë aktivitetesh të tjera, që janë zhvilluar këto ditë në kuadër të 60-vjetorit të Universitetit të Arteve. Kuratori i ekspozitës prof. asc. dr. Ardian Isufi shprehet se institucionet ruajnë kujtesën përmes arkivave, dhe kjo kujtesë merr kuptim vetëm kur përdoret për të nxitur procesin krijues drejt së ardhmes. “Çdo institucion ndërton një arkiv. Çdo arkiv...