Vendet më të mira në botë për të kaluar vitet e pensionit sipas ‘Forbes’
Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka publikuar një artikull për vendet më të mira në botë për të kaluar vitet e pensionit, ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas “Forbes”, Shqipëria është një nga destinacionet më tërheqëse për pensionistët, falë kostos së ulët të jetesës, klimës mesdhetare dhe peizazheve të saj. Revista veçon gjithashtu kujdesin shëndetësor me kosto të përballueshme, nivelin e ulët të kriminalitetit dhe procedurat relativisht të thjeshta për marrjen e lejes së qëndrimit. “Vendi i fundit komunist që ra në Evropën Lindore, Shqipëria është tani anëtare e NATO-s. Ajo shtrihet në anën lindore të Detit Adriatik përballë Italisë. E vetëshpallura Toka e Shqiponjave ka një klimë mesdhetare, plazhe dhe male piktoreske, dhe një kosto jetese sa gjysma e mesatares amerikane”, thuhet në artikull. “Krimi është...
Burimi:
kultplus.com