The Weeknd ndryshon mendje për emrin e tij artistik

The Weeknd ndryshon mendje për emrin e tij artistik

The Weeknd ka hequr dorë nga ideja për të lënë pas emrin artistik me të cilin është bërë i famshëm në mbarë botën. Këngëtari kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, kishte lënë më herët të hapur mundësinë që të vazhdonte karrierën me emrin e tij, por tashmë duket se ka ndryshuar mendje, bën të ditur Entertainment Weekly. Gjatë koncertit të tij në Stokholm, më 8 gusht, në kuadër të turneut “After Hours Til Dawn”, 36-vjeçari foli për këtë vendim para fansave. “Provova pak të përfundoja rrugëtimin tim si The Weeknd dhe nuk më pëlqen mënyra se si ndihem”, tha ai, sipas një videoje të publikuar nga një fans. Më pas shtoi: “Do të jem gjithmonë këtu me ju”. Deklarata e fundit...