Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por e madhe në peshën e saj njerëzore; një copëz jete ku varfëria nuk e mposht dot nderin dhe ku buka nuk është thjesht ushqim, por provë besimi. Një hallexhi, i rrahur nga skamja, por i pathyeshëm në dinjitet, e mbante shtëpinë me dyert çelun për Zotin dhe për mikun. Afrohej dita e Bajramit dhe ai, si çdo kryefamiljar që e di se festa nuk është luks, por detyrim shpirtëror, vendosi me shtru sofrën, qoftë edhe me borxh. Mori rrugën drejt një dugajxhiu dhe, me një përulësi që nuk e përkulte, por e lartësonte, i tha:“Dua të më japësh ushqime për Bajram. Lekë nuk kam, por kam fjalë bese. Kur të...