Anekdota popullore shqiptare – DJATHI I NJELMËT

Anekdota popullore shqiptare – DJATHI I NJELMËT

-Anekdota popullore shqiptare- DJATHI I NJELMËT: Një fshatari një natë ia vodhën djathin.Të nesërmen ai shkoi te kroi e po ruante. Atypari kalojnë do burra e po e pyesin:Çka po ruen k’tu, o mik? Ma ka vjedhë dikush djathin e po e reuj. Shko, more mik, e bjeri mas nëpër katun e kshyr kush ta ka vjedhë e mos prit kot k’tu!Jo, jo, s’ashtë nevoja. Po e pres qitu, se i kam qitë shumë kryp djathit e qitash vjen me pi ujë tu kroni ai qi e ka vjedhë.