Kujtohet Nelson Mandela, simbol i luftës për liri dhe barazi

Kujtohet Nelson Mandela, simbol i luftës për liri dhe barazi

Sot kujtohet Nelson Mandela, një nga figurat më të shquara të shekullit XX, i cili lindi më 18 korrik 1918. Ai mbetet i njohur si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe një prej udhëheqësve më të rëndësishëm në luftën kundër aparteidit dhe diskriminimit racor. Mandela studioi juridikun dhe për dekada të tëra u angazhua për të drejtat e zezakëve në Afrikën e Jugut. Për shkak të veprimtarisë së tij politike, ai kaloi 27 vjet në burg. Në vitin 1990 u lirua pas presionit të madh ndërkombëtar dhe fushatës së Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC). Në vitin 1993 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa një vit më vonë u zgjodh president i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e para demokratike,...