Kujtohet Maximilian Lambertz, gjuhëtari që dokumentoi kulturën shqiptare
Akademia e Shkencave kujtoi sot në ditën e tij të lindjes, Maximilian Lambertz, një nga personalitetet më të shquara të albanologjisë, i cili ia kushtoi jetën studimeve të gjuhës, folklorit dhe kulturës shqiptare Maximilian Lambertz lindi më 27 korrik 1882. Ai ishte gjuhëtar dhe folklorist austriak. Lambertz shfaqi interes për shqipen që në fillim të shekullit XX. Pas kontaktit të parë me këtë gjuhë në vitin 1906 në Atikë të Greqisë, ai e ktheu studimin e shqipes në mision jetësor. Puna e tij kërkimore nisi konkretisht më 1913–1914, gjatë një udhëtimi në fshatrat arbëreshe të Italisë, ku mblodhi një fond të pasur të dhënash dialektore dhe folklorike. Studimi i tij i parë “Albanische Mundarten in Italien” ofroi një hartë të detajuar të ngulimeve arbëreshe dhe...
Burimi:
kultplus.com