Kostumi i Uma Thurman në “Pulp Fiction” del në ankand pas më shumë se 30 vjetësh
Kostumi që Uma Thurman veshi në rolin e Mia Wallace në filmin “Pulp Fiction” (1994) do të dalë në ankand muajin e ardhshëm. Shtëpia e ankandeve Propstore ka njoftuar se këmisha e bardhë dhe pantallonat e zeza të veshura nga Thurman në skenën e vallëzimit me John Travoltën pritet të shiten për 15 mijë deri në 30 mijë dollarë. Ankandi do të mbahet më 26 gusht në Peterson Automotive Museum në Los Anxhelos, përcjell KultPlus. Sipas drejtoreshës së menaxhimit të aseteve në Propstore, Maegen Hensley, veshja përfaqëson stilin karakteristik të viteve ’90 dhe pasqyron personalitetin e personazhit të Mia Wallace. Kostumi është ruajtur nga një anëtar i ekipit të filmit, i cili e mbajti pas përfundimit të xhirimeve në vitin 1994. Autenticiteti i tij është...
Burimi:
kultplus.com