Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia
(Rreth romanit “Sërish në Alpbah” të Halil Bashotës, botoi ShB. LENA, Prishtinë, 2026, fq. 190) Prof. dr. Lirak Karjagdiu Romani “Sërish në Alpbah” i Halil Bashotës është një vepër me frymë bashkëkohore evropiane, në të cilën përvoja personale, kujtesa historike, dashuria, identiteti dhe shqetësimet politike ndërthuren në një rrëfim të përmbajtur, refleksiv dhe emocionalisht të ngarkuar. I vendosur kryesisht në mjedisin ndërkombëtar të Alpbahut austriak, romani nuk kufizohet në paraqitjen e një historie dashurie apo në rindërtimin letrar të disa ngjarjeve të përjetuara. Ai synon të shqyrtojë njëkohësisht fatin e individit dhe të bashkësisë, marrëdhënien ndërmjet kujtesës dhe së ardhmes, si dhe vendin e Kosovës dhe të shqiptarëve në hapësirën politike, kulturore dhe shpirtërore të Evropës. Vetë titulli, “Sërish në Alpbah”, bart një kuptim që...
Burimi:
kultplus.com