4,967 aplikime të aprovuara për Provimin e Maturës, testi mbahet më 29 gusht në 55 qendra

4,967 aplikime të aprovuara për Provimin e Maturës, testi mbahet më 29 gusht në 55 qendra

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë për Provimin e Maturës, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime. Provimi i Maturës do të mbahet të shtunën, më 29 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00, në gjithsej 55 qendra të testimit. Të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit. Ndërkaq, kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit. Ministria thekson se, për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi...