Kali i Trojës në Kosovë
Shkruan: Ag ApolloniPas këtij materialit “Top Secret 2”, që e zbuloi policia dhe e përfshiu në aktakuzë Prokuroria, është i qartë efekti turbullues e trazues në publik: njëri grup thotë “ju thojsha, po s’besojshit”, grupi tjetër thotë “na zbulun, qafirat”, grupi i tretë, që kanë qenë shumë rehat nën regjimin serb, thonë “hajt se s’osht ndonji gjo e madhe, ashtu-kshtu s’e kena meritu m’u bo shtet”, por ka edhe të tjerë që lypin “vërtetësinë” e dokumentit, thuajse nuk mjaftojnë faktet e realitetit përreth për këta njëzet e kusur vjet. Kjo i bie: ndoshta na ka hangër ujku, por pa e pa dokumentin me vulë e nënshkrim, s’besoj. Ujku, apo biri i tij, Vuçiqi, fshin dhëmbët dhe thotë “hajt se më vonë, pasi ta kryej drekën...
Burimi:
kultplus.com