Haxhiu pret në takim lamtumirës shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova

Haxhiu pret në takim lamtumirës shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës Shefen në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova. Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi Palatovën për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për proceset e rëndësishme të vendit. U.D. Presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të avancimit të mëtejshëm të Kosovës në rrugën e saj evropiane. Në fund të takimit, Haxhiu i uroi Palatovës suksese në angazhimet e saj të ardhshme./KultPlus.com