Korça u përfaqësua në Festivalin Ndërkombëtar “Festival des Cultures du Monde”
Korça u përfaqësua me dinjitet në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar “Festival des Cultures du Monde” në Chambéry të Francës, një nga festivalet më të rëndësishme të folklorit dhe kulturës, që këtë vit mblodhi grupe artistike nga vende të ndryshme të botës. Ansambli Artistik “Skënderbeu” paraqiti në zemër të Evropës ngjyrat e kostumeve kombëtare, bukurinë e traditave, muzikës dhe valleve shqiptare, duke promovuar me krenari trashëgiminë kulturore të Korçës dhe Shqipërisë. Përmes çdo kënge dhe çdo valleje, të rinjtë e ansamblit dëshmuan talent, pasion dhe përkushtim, duke u bërë ambasadorë të denjë të kulturës sonë përpara publikut ndërkombëtar. Edicioni i 59-të i Festivalit të Kulturave të Botës mbahet në Chambéry, pikërisht aty ku u çel edhe ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesare të Muzeut...
Burimi:
kultplus.com