Konferenca shkencore në Tiranë, që sjell në fokus figurën e artistit Michele da Valona
Konferenca ndërkombëtare “Michele da Valona: Protagonist i Rilindjes Adriatike mes Shqipërisë dhe Italisë” do të mbledhë studiues, historianë arti, përfaqësues institucionesh kulturore dhe personalitete të jetës akademike nga Shqipëria dhe Italia, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes, studimit dhe promovimit të vlerave që na bashkojnë përtej kufijve. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë bën me dije se mirëpret konferencën ndërkombëtare “Michele da Valona: Protagonist i Rilindjes Adriatike mes Shqipërisë dhe Italisë”, një aktivitet shkencor e kulturor kushtuar figurës së artistit që përfaqëson një lidhje të çmuar historike dhe shpirtërore ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut. “Si partner institucional i këtij eventi, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vë në dispozicion hapësirat e saj për një takim që synon të sjellë në vëmendje trashëgiminë e përbashkët kulturore shqiptaro-italiane, duke nxitur dialogun akademik,...
Burimi:
sot.com.al