Koncerti i Kanye West në Tiranë, Gonxhja: Eventet ndërkombëtare sjellin ndikim në ekonomi dhe turizëm
Koncerti i artistit ndërkombëtar Kanye West në Tiranë është vlerësuar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, si një mundësi për të promovuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare. Sipas tij, suksesi i një koncerti të tillë nuk matet vetëm me të ardhurat nga biletat, por edhe me ndikimin që krijon në ekonomi, turizëm dhe bizneset lokale. “Në ekonominë moderne të eventeve, suksesi i një koncerti nuk matet vetëm me të ardhurat nga biletat, por me ndikimin që krijon në të gjithë ekonominë e qytetit/vendit pritës”, shprehet Gonxhja. Më tej ai renditi shembuj ndërkombëtarë të kohëve të fundit, të cilët tregojnë se ekonomia e një koncerti nuk përfundon te bileta, pasi çdo vizitor konsumon shërbime akomodimi, ushqimi, transporti, argëtimi dhe viziton atraksione turistike. Ministri Gonxhja...
Burimi:
sot.com.al