Koncerti “Americana” mbahet sonte

Koncerti “Americana” mbahet sonte

Filharmonia e Kosovës do të mbajë sonte koncertin “Americana”, i cili ishte planifikuar fillimisht për më 8 korrik, por u shty për një ditë për shkak të parashikimeve për reshje shiu dhe stuhi. Koncerti do të zhvillohet sonte, më 9 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Sheshin “Skënderbeu”. Filharmonia kishte njoftuar se vendimi për shtyrjen e koncertit ishte marrë duke pasur prioritet sigurinë e publikut, artistëve dhe stafit, si dhe për të garantuar zhvillimin e ngjarjes në kushte sa më të mira, shkruan KultPlus. Koncerti “Americana” organizohet në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë një program të pasur me muzikë amerikane. Filharmonia e Kosovës u ka bërë thirrje...