Komedia “Plagët” premierë në Gjirokastër, Në teatrin “Zihni Sako” vihet në skenë shfaqja që trajton disa fenomene të familjes shqiptare
Në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër përgjatë fundjavës është shfaqur premiera e komedisë tragjike “Plagët”. Pjesa e cila ka për autor Hysni Kokën dhe regjisor Milto Kutalin rrëfen se nëse duam të shëndoshim shoqërinë në fillim duhet të rregullojmë familjen. “Plagët” ngjiti në skenën e teatrit të Gjirokastrës aktorët e mirënjohur Genc Fuga, Klement Konomi dhe Liljana Ristani interpretimi i të cilëve përcolli emocione të veçanta për spektatorët. Aktori Klement Konomi shprehet për komedinë: Jeta i ka të gjitha këto fenomene kështu që ne po i jetojmë të gjithë bashkë, qoftë me të mirat qoftë me të këqijat e saj, unë vërtet jam i emocionuar dhe tani që po flas se i kemi hequr në kurriz dhe po i heqim në kurriz të gjitha këto...
Burimi:
top-channel.tv