Komedia “Detektori i gënjeshtrave”, tre mbrëmje në skenën e Metropolit

Komedia “Detektori i gënjeshtrave”, tre mbrëmje në skenën e Metropolit

“Detektori i gënjeshtrave” shfaqet në skenën e teatrit Metropol këtë fundjavë. Një shfaqje me regji nga Valdrin Hasani, që vjen në skenë me interpretimin e tre aktorëve, duke u bërë dhe pjesë e aktiviteteve artistike këtë sezon në Tiranë. Po sikur një hipnotizues të të zbulonte çdo gënjeshtër që ke thënë ndonjëherë? A do të kishe guximin të përballeshe me të vërtetën? Sidomos kur këto të vërteta zbulohen mes një çifti!? Këtë fundjavë- 19, 20 dhe 21 qershor, skena e teatrit Metropol kthehet në një arenë ku sekretet dalin në dritë, maskat bien. “Detektori i gënjeshtrave” vjen në skenë me aktorë në role Cubi Metkën, Kejdi Gishton dhe Erdit Asllanaj. “Një shfaqje që sjell personazhe të gjalla, plot humor, tension dhe surpriza, që do t’ju...