Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes
Për dy mbrëmje radhazi, më 18 dhe 19 qershor, një nga institucionet më prestigjioze kulturore të Spanjës, Círculo de Bellas Artes, u shndërrua në një dritare të hapur drejt historisë, kujtesës dhe zhvillimit të kinematografisë shqiptare. Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Spanjë, u organizua cikli filmik “Aquí hay dragones. Cinco décadas de cine anjes: albanés” (“Këtu ka dragonj. Pesë dekada të kinemasë shqiptare”), një ngjarje që solli para publikut madrilen disa nga veprat më përfaqësuese të filmit shqiptar, duke krijuar një urë të re komunikimi kulturor mes Shqipërisë dhe Spanjës. Programi përfshiu katër filma që përfaqësojnë periudha dhe qasje të ndryshme të kinemasë shqiptare: dokumentarin “Here Be Dragons” të regjisorit Mark Cousins, filmin klasik “Vdekja e Kalit” (Death of the Horse)...
Burimi:
javanews.al