Kinemaja Verore e Lumbardhit rikthehet me “Corpus Christi” në Doku Kino Plato
Programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit vazhdon këtë korrik me shfaqje filmash çdo të premte në Doku Kino Plato, duke filluar nga ora 20:30. Pas pauzës së shkurtër programore, Kinemaja Verore u rikthye javën e kaluar me filmin “Persepolis” nga Marjane Satrapi dhe Vincent Parannoud, ndërsa këtë të premte, më 24 korrik, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filmin “Corpus Christi”, me regji nga Jan Komasa. Filmat e përzgjedhur në kuadër të programit do të shfaqen me titra në gjuhën shqipe, ndërsa hyrja për publikun është e lirë. Programi, i titulluar “Përtej rebelimit dhe absurdit”, sjell një përzgjedhje filmash që trajtojnë tema të ndryshme njerëzore, sociale dhe ekzistenciale, duke krijuar një hapësirë për diskutim dhe përjetim të kinemasë në ambient të hapur, shkruan KultPlus....
Burimi:
kultplus.com