Kardinali Ernest Troshani në ish-burgun e Spaçit, 98-vjeçari vizitoi ambientet ku ka qenë i burgosur

Kardinali Ernest Troshani në ish-burgun e Spaçit, 98-vjeçari vizitoi ambientet ku ka qenë i burgosur

Ish-burgu  i Spacit në Mirditë u kthye të premten në një vend pelegrinazhi dhe kujtese. Pas dekadash, aty ku vuajti 12 vite burg gjatë regjimit komunist, u rikthye eminenca e tij Kardinal Ernest Troshani. 98 vjecari vizitoi fillimisht ambientet ku ishte mbajtur i burgosur dhe u ndal pranë fotografive të ish-bashkëvuajtësve Më pas, Kardinali kremtoi Meshën e Shenjtë në oborrin e ish-burgut, në praninë e ish-të përndjekurve politikë, besimtarëve të shumtë, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, dhe politikës. “Jeni bijtë e të madhit Zot, të duani njëri tjetrin, atdheun, me mbrojt të vërtetën. Falënderoj Zotin që na ka bashkuar, njerëzit që me admirim me kanë pritur”,-tha Kardinal Ernest Troshani. Spaçi mbetet simbol i krimeve të diktaturës komuniste dhe i qëndresës së atyre që refuzuan të nënshtroheshin....