“Kaos në Klinikën e Bukurisë”, komedia me Julian Dedën dhe Rudina Dembacaj  sjell humor në skenën e teatrit “Bylis”

“Kaos në Klinikën e Bukurisë”, komedia me Julian Dedën dhe Rudina Dembacaj sjell humor në skenën e teatrit “Bylis”

Në qendër të komedisë Klinika e Bukurisë, me regji të Andia Xhunga dhe me një kast aktorësh të njohur si Julian Deda, Rudina Dembacaj dhe Gent Zenelaj, është një kirurg estetik pa skrupuj, sekretarja e tij mashtruese dhe një “doktor riparimesh”, të cilët krijojnë kaos në një klinikë ku bukuria premtohet me ulje dhe pa limite. Ndërsa klientë ekscentrikë kërkojnë transformime absurde, një gazetare investigative futet fshehurazi për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas kësaj klinike estetike. Publiku fierak e ka duartrokitur gjatë komedinë, ndërsa organizatorët bëjnë me dije se Klinika e Bukurisë do të vijojë të shfaqet edhe në ditët në vijim në skenën e Teatri Bylis, për të vazhduar më pas me një tur në disa qytete të vendit. Top Channel