“Kampionati i Letërsisë Botërore”, ekspozita me kryeveprat botërore te “Sotir Kolea”

“Kampionati i Letërsisë Botërore”, ekspozita me kryeveprat botërore te “Sotir Kolea”

Në ditët e fundit të Kampionatit Botëror të Futbollit, kur vëmendja është përqendruar te skuadrat finaliste, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë fton publikun të përjetojë një sfidë ndryshe: “Po sikur Kampionati Botëror të zhvillohej në letërsi?” Ekspozita sjell në qendër autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore, veprat që kanë lënë gjurmë në historinë e kulturës dhe klasikët që vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë. Përmes kësaj nisme ndërthuren pasioni për futbollin me dashurinë për librin, duke krijuar një kampionat simbolik mes emrave më të shquar të letërsisë. Disa prej titujve të ekspozuar i përkasin penave të Shekspirit, Hygoit, Servantesit, Borgesit, Bajronit e Dë Bovuar etj. Ekspozita është e hapur në qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe mund të vizitohet deri më 20...